Në Bullgari po verifikohen tendenca demografike të rrezikshme, si plakja e popullsisë dhe emigracioni masiv, që po sjellin shpopullim dhe degradim ekonomik e social në zona të tëra të vendit.

Kështu thuhet në një raport të publikuar në ditët e fundit në Sofie, nga Qendra e Politikave Demografike.

Ekspertët denoncojnë një rënie të vazhdueshme të popullsisë, e reduktuar në 6.9 milionë banorë, nga të cilët 5.7 milionë bullgarë, 1.3 milionë romë, 800 mijë turq dhe 100 mijë nga etni të tjera.

Pas 20 vjetësh, bullgarët do të reduktohen në 3.1 milionë, ndërkohë që romët do të rriten në 1.8 milionë, turqit do të mbeten rreth 800 mijë, ndërsa përfaqësuesit e etnive të tjera do të bëhen rreth 300 mijë.

Sipas të dhënave të raportit, në vitin 2013 të lindurit kanë qenë 6 për qind më pak krahasuar me një vit më parë, ndërsa mosha mesatare e popullsisë vazhdon të ngjitet dhe ka arritur në 43 vjeç.

Çdo ditë të paktën 8 persona lënë Bullgarinë për të kërkuar një jetë më të mirë në vendet e tjera të botës. Në vitin 2050, një në tre bullgarë do të jetë mbi 65 vjeç. Koha e plakjes së vendit, përfundon raporti, e vendos vendin në vend të tretë të listës së BE-së, pas Gjermanisë e Italisë.

Top Channel