Gjysma e rumunëve mendojnë se ish-diktatori Nicolae Ceausescu zë një vend në histori si një figurë pozitive për vendin, tregoi një sondazh i realizuar në vendin ballkanik.

Konkretisht, 47,5% e rumunëve besojnë se figura e tij ishte pozitive, 46,9% e vlerësojnë si negative dhe 5,6% nuk kanë një mendim.

Këto statistika janë befasuese, nëse gjykohet se urrejtja ndaj Ceausescut ishte aq e madhe, sa që ai u pushkatua nga një gjyq popullor, vetëm disa ditë pas rrëzimit të tij nga pushteti në vitin 1989.

Ish-lideri komunist drejtoi Rumaninë nga viti 1965, deri në vdekjen e tij në moshën 71-vjeçare.

Epoka e drejtimit të tij të vendit përkoi me një valë të ethshme të industrializimit dhe modernizimit të vendit, por përfundoi me një prej krizave më të thella ekonomike që ka njohur ndonjëherë Rumania në historinë e saj.

Sipas ekspertëve, mendimi për Ceausescun ka ardhur duke ndryshuar, si rrjedhojë e zhgënjimit që kanë përjetuar shumë rumunë, përballë pritshmërive të tyre për demokracinë dhe integrimin europian.

Në kontrast, imazhi për bashkëshorten e ish-diktatorit, Eleni Ceausescu mbetet thellësisht negativ, me 80,2 të rumunëve që e konsierojnë si negative dhe vetëm 12% si pozitive.

Në anketim morën pjesë 1 055 persona të grupmoshave të ndryshme mbi 18 vjeç, të përzgjedhur për të përfaqësues sa më mirë shtesat dhe ndarjet e ndryshme të popullsisë.

Sondazhi besohet të ketë një marzh gabimi prej 3%.

Top Channel