BE, gropë financiare 1000 mld euro?

18/01/2014 00:00

Gropa financiare e bankave të Bashkimit Europian mund të shkojë deri në 1 mijë miliard euro dhe ‘stress testi’ i Bankës Qendrore Europiane do ta zbulojë dicka të tillë, por do të mundohet ta fshehë atë.

Në këtë përfundim ka mbërritur një studim i Qendrës së Studimeve Europiane në Bruksel, i udhëhequr nga Viral Acharya dhe Sascha Steffen.

Sipas këtij studimi bankat bankat që kontribuojnë më shumë në këtë gropë financiare janë bankat më të mëdha dhe vendet më të prekura janë Franca dhe Gjermania.

Në raport thuhet se metodika e përdorur në studimin e tregjeve bankare në vendet e Eurozonës është ndryshe nga ajo që mund të përdorë Banka Qendrore Europiane, po pavarësisht kësaj, thuhet aty, rreziku i një grope të tillë është real.

Studimi thotë se sistemi bankar që do të prekej më fort në një skenar të tillë, është ai francez, më i rrezikuari dhe pastaj ai gjerman, ndërsa bilancet e bankave në Itali dhe Spanjë, pavarësisht se këto janë dy vende të prekura më fort nga kriza janë më të qëndrueshme.

Top Channel