00:05 Serial "Dashuri e Hakmarrje"
01:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Toka rrezikon të rikthehet në ‘epokën e akullnajave’
18/01/2014

Toka rrezikon të rikthehet  në ‘epokën e akullnajave’
Aktiviteti diellor është në nivelin e tij më të ulët në 100 vitet e fundit dhe shkencëtarët paralajmërojnë ardhjen e një epoke ‘mini-akullnajore’.

Një epokë e tillë është regjistruar në vitin 1645, kur në qytetet më të mëdha të Europës së asaj periudhë temperaturat ranë aq shumë nën zero saqë ngrinë edhe lumenjtë. Të dhënat nga arkiva e Londrës flasin për ngrirjen e lumit Thames, i portretizuar edhe në një pikturë të Abraham Hondius.

Shkencëtarët thonë se mungesa e aktivitetit, apo ato që njihen ndryshe si stuhi diellore, mund të shkaktojnë ndryshime të mëdha në klimën e Tokës. Një vit më parë, NASA paralajmëroi se 2014 do të ishte viti i pikut të aktivitetit diellor, që do mbyllte ciklin e vet 11-vjeçar.

Por në fund të 2013, agjencia amerikane e hapësirës deklaroi se dicka e pazakontë po ndodhte me yllin tonë.

“Jam një fizikan dhe studiues i Diellit dhe fenomeneve të tij për 30 vjet tashmë, dhe kurrë më parë s’kam parë dicka të tillë. Fenomeni mund të na cojë në një mini-epokë akullnajash”, thotë Richard Harrison, studiues britanik në Laboratorin e Oksfordshajër.

“Kemi të dhëna që datojnë që prej 4 shkekujsh. 400 vjet vëzhgime dhe studime të Diellit dhe mund të themi që ylli ynë ndodhet në të njëjtën fazë si në vitin 1645, para se të mbërrinte mini-epoka akullnajore, kur ngriu edhe Lumi Thames”, thotë Lucie Green, një tjetër studiuese e diellit.

Megjithatë, Green shton se sot jemi në të tjera kushte me ato të 1645. Aktiviteti njerëzor, sipas saj, mund të kundërveprojë dhe ta zbusë dimrin e ashpër, që sipas tyre me 20 përqind mundësi do të prekë tokën. Studiuesit thonë se kjo mund të ndodhë në një afat kohor nga 1 deri në 40 vjet.

/ Top Channel









Më shumë nga shkenca
Lamtumirë kujtimeve të këqija
Shkencëtarë neurologë amerikanë jo vetëm që kanë identifikuar pjesët e trurit që lidhin kujtimet me emocionet, por pretendojnë se janë në gjendje edhe t’i manipulojnë këto pjesë duke “zhdukur” kujtimet e hidhura.
Asteroidi që kërcënon Tokën
Jeta në Tokë kërcënohet nga një asteroid tejet i madh që ka habitur shkencëtarët dhe studiuesit e hapësirës me rrugëtimin e tij të pazakontë duke “thyer” çdo barrierë graviteti.
Projektohet avioni pa dritare
Nëse ndonjëherë keni qenë kuriozë se si do të ndryshojë koncepti i udhëtimeve të gjata, kompania ajrore “Techninon Design” ka shpalosur projektin e saj më të ri.
Tatuazhe për të karikuar celularin
Të djersitësh në palestër mund të shërbejë edhe për të rikarikuar celularin. Një model biobaterish që tatuohen përkohësisht në trupin e njeriut janë në gjendje të monitorojnë parametrat jetësorë për të prodhuar energji nga acidi laktik.
Toka po ngrohet më shpejt nga parashikimet
Brenda pak dekadash, edhe viti më i fohtë do të jetë më i ngrohtë nga standardet historike që nga koha e regjistrimit të temperaturave.


Lajmet kryesore

Toka rrezikon të rikthehet  në ‘epokën e akullnajave’ Armët e Shqipërisë mbërrijnë në Irak
Ngarkesa e parë u transportua me një avion ushtarak kanadez
Arrestohen edhe 7 punonjës të BSH-së
Rama: Mundësi të mëdha për rajonin
Rrëzohen të gjitha dekretet e Presidentit
“Na qëlloi një burrë me uniformë serbe”
Hetimet për atentatin me eksploziv
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Vjedhja e Bankës, Aksioni anti-droge, Lindja e Mesme, Vrasje, Arsimi, Siria
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.