“Qeveria të ngrejë çështjen çame”

19/01/2014 00:00

Duke konsideruar marrëdhëniet e mira mes Greqisë dhe Shqipërisë, PDIU kërkoi nga Tirana zyrtare që të bëjë realitet premtimin për ngritjen e çështjes çame pranë qeverisë greke.

Sipas saj, edhe 70 vjet pas luftës, Greqia ende nuk ka kërkuar ndjesë për krimet ndaj popullsisë çame.

“Në një rrethanë pozitive si kjo, Shqipëria duhet të diskutojë në mënyrën më të hapur të mundshme të gjithë gamën e problemeve që ekzistojnë midis dy vendeve, përfshi çështjen çame për të cilën PS-ja është zotuar se do kontribuojë për zgjidhjen e saj. Jemi të vetëdijshëm se ato do kërkojnë kohë, përkushtim, por koha nuk pret më. Është jo normale që 70 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, Greqia nuk ka kërkuar të paktën falje për krimet e tmerrshme që janë kryer ndaj komunitetit çam, ashtu siç kanë bërë gjithë popujt e qytetëruar që kanë qenë pjesë e konfliktit të madh botëror të viteve ‘40”, theksoi Ardit Bido, sekretar i marrëdhënieve me publikun i PDIU-së.

Top Channel