Frenohet edhe ekonomia kineze

20/01/2014 00:00

Ekonomia e Kinës, e dyta më e madhe në botë, pati rritjen më të ulët të 14 viteve gjatë 2013-tës.
Të dhënat zyrtare tregojne një rritje vjetore të PBB-së në nivelin e 7,7
përqind gjatë periudhes Tetor-Dhjetor, kur një tremujor përpara kishte
qenë 7,8%.

Sifoqoftë, shifra e rritjes është më e lartë se objektivi qeveritar i 7,5 përqindëshit. Në sytë e ekspertëve, këto të dhëna nxjerrin në pah sfidat me të cilat përballen politikbërësit për ta mbajtur lart rritjen, ndërsa nga ana tjetër përpiqen të ribalansojnë ekonominë e vendit.

Siç e ka bërë të qartë edhe më parë, Kina po kërkon t`i largohet modelit të rritjes së shtyre nga investimet, duke u fokusuar tek skema e nxitjes së saj përmes konsumit të brendshem. Fakti është që ekonomia kineze nuk mundet dhe nuk duhet te rritet ne nivelet dyshifrore me të cilat jemi mesuar deri tani.

Në një kendveshtrim tjetër, ngadalesimi ekonomik mund te jete inkurajues sepse tregon se vendi po ecën në një rrugë më të qëndrueshme, thote David Wilder, shef i zyres së informacionit për tregjet ndërkombëtare në Pekin. Ka megjithate edhe vezhgues qe te tilla shifra, i shohin me skepticizem.

Euan Stirling, drejtor investimesh ne “Standard Life Investments” të Londrës beson se flet edhe për shumë të tjere kur thote se me të gjithe gjasat, shifra  7,7% e publikuar kete mengjes eshte fiktive, ndersa ritmi real i rritjes se ekonomise kineze mund te jete ndoshta diku tek 4 apo 5%.

Politikëbërësit kineze kane ndermarre nje sere hapash per t`i hapur mundesi te reja rritjes ekonomike te vendit, perfshire ketu edhe krijimin e nje zone te tregtise se lire ne Shangai.

Top Channel