Bllokohet procesi i pajisjes me dëshmi trashëgimie pranë noterive për
shkak se ështe nderhyre ne rrjetin e Regjistrit Kombetar noterial, i
cili eshte nen mbikeqyrjen e Ministrise se Drejtesisë.

Në kete stuate qe prej te enjtes qyetataret qe bejne kerkese prane notereve per deshmi trashegimie nuk mund te pajisen me dokumentin, ne fjale pasi noteret e kane te pamundur te kontrollojne regjistrin, ku ndodhet edhe Regjistri Kombetar i Testamenteve.

Kreu i Dhomes Kombetare te Noterise Mimoza Sadushi shpjegon per Top Channel: “Eshtë bërë një fikje e këtij regjistri nga Ministria e Drejtësisë, e cila po synon shtimin e elementëve të sigurisë së këtij regjistri, për shkak të probleme që ndodhën. Regjistri nuk është prekur. Në momentin që ky regjistër nuk funksion, as Dhoma Kombëtare e Noterisë nuk mund të kthejë përgjigje. Situata është e bllokuar, por shumë shpejt do të rikthehemi në normalitet”.

Pas ndryshimeve ne ligjin e noterise qytetaret nuk i drejtohen me gjykatave per te fituar nje deshmi te trashegimise ligjore dhe testamentare. Që prej shtatorit nepermjet procedurave te shkurtuara janë pajisur me dëshmi trashëgimie 7 mijë qytetarë.

Top Channel