Kina injekton likuiditet në banka

21/01/2014 00:00

Banka qendrore e Kinës injektoi likuiditet të ri në bankat tregtare të vendit në prag të festës së Vitit të Ri, që është më vonë gjatë muajit.

Banka nuk deklaroi se sa para të thata injektoi, por tha se lëvizja synon të sigurojë stabilitetin e tregut monetar në prag të pushimeve.

Viti i Ri kinez është festivali më i rëndësishëm i Kinës dhe regjistron një rritje të kërkesës për para të thata mes konsumatorëve. Lëvizja vjen gjithashtu në një moment kur banka kryesore e Kinës rriti normën e interesit ditën e hënë.

Norma në fjalë, një tregues kyç i likuiditetit mes bankave, u ngrit të hënën në 6.5 për qind nga 4 për qind që kishte qenë më herët gjatë vitit.

Banka Popullore e Kinës deklaroi se i kishte injektuar fondet një ditë më parë, përmes operacioneve afatmesme të likuiditetit.

Këto operacione zakonisht menaxhohen nga banka qendrore në bashkëpunim me huadhënës individualë në dhoma me dyer të mbyllura.

Ndërsa të martën banka qendrore deklaroi se do të injektojë likuiditet të mëtejshëm në sistemin financiar përmes huave afatshkurtra ndaj bankave të tjera, veprim ky i njohur si marrëveshje riblerjeje.

Raportimet e bëra mëngjesin e së martës treguan se banka kishte shtuar rreth 42 miliardë dollarë në sistemin financiar të vendit përmes marrëveshjeve të tilla. Lëvizja në fjalë solli në rënien e normës bazë të interesit.

Top Channel