Peshkimi me eksploziv, Panariti: Autorët, në burg

21/01/2014 00:00

Një ditë pas publikimit në emisionin ‘Fiks Fare’ të rasteve të peshkimit
me lëndë plasëse në derdhjen e lumit Buna, liqenin e Shkodrës dhe Kepin
e Rodonit, Ministria e Bujqësisë shpreh vendosmërinë për të ndalur këtë
fenomen përmes ashpërsimit të masave deri në arrestim për autorët.

“Dëshiroj të jem katogorik dhe i prerë që përdorimi i dinamimit i lëndëve plasëse për qëllime peshkimi do të konsiderohet i barazvlefshëm me krimin e mbajtjes dhe përdorimit të armëve. Do të iniciojmë një projekt për vendosjen e pajisjeve që bëjnë të mundur regjistrimin e shpërthimeve nënujore, në mënyrë që organet e ruajtjes së vijës bregdetare të njoftohen në kohë reale dhe të lokalizojnë shpejt edhe vendin e ngjarjes, në mënyrë që keqbërësit të arrestohen. Këto janë krime dhe nuk mund të ndëshkohen me gjobë”, tha Panariti.

Ministri Panariti thotë se për monitorimin dhe më pas ndëshkimin e këtyre personave do të jetë në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit dhe atë të Drejtësisë.

Top Channel