Çeshtja e lumit Radika perfshin edhe Presidentin e Republikes Bujar
Nishani. Top Channel ka mesuar se shqetesimi i opinionit publik per
idene e shtetit maqedonas per devijimin e lumit, eshte disktuar mes tij
dhe shefit te diplomacise shqiptare, Ditmir Bushati ne takimin e pare që
prej mediatizimit të kësaj cështje, që ky i fundit ka zhvilluar me
kreun e shtetit.

Ndërsa eshte bere tashme i ditur qendrimi zyrtar i Tiranes, se marreveshjet nderkombetare dhe dypaleshe me shtetet fqinje, jane udhërrefyese per zgjidhjen e problematikes se ujerave nderkufitare, çeshtja ka rikthyer vemendjen tek nje strategji e re e Sigurise Kombetare. Burime te Top Channel bejne me dije se mes kreut te shtetit, njekohesisht edhe kryetar i Keshillit te Sigurise Kombetare, dhe ministrit te Jashtem eshte folur per nevojen e nje dokumenti te ri te Sigurise Kombetare.

Çeshtja eshte ngritur disa here si shqetesuese edhe nga ekspertet vendas te kesaj fushe, pasi dokumenti i Sigurise Kombetare daton ne 2004, dhe nuk reflekton me realitet e reja ne vend dhe rajon.
 
Burimet bejne me dije se mes Nishanit dhe Bushatit gjithashtu eshte prekur edhe çeshtja qe lidh drejeperdrejt dy institucionet, ajo e emerimit dhe lirimit nga detyra te ambasadoreve, ku Ministria e Jashtme propozon dhe presidenti dekreton.

Ky takim i dy krereve te institucioneve, vjen ne nje moment kur jane nje sere vendesh, ku priten emerime te reja te perfaqesuesve tane ne ambasada dhe po ashtu emra te tjere qe jane ne detyre, por qe ne disa raste nuk permbushin kriteret. Se cilat janë qendrimet e palëve mbi emërimet e reja nuk është bërë ende e ditur, ndersa ne te shkuaren ne kete drejtim nuk kane munguar ngerçet institucionale, pas rasteve te bllokimit te propozimeve te mazhorances se djathte nga ish-kreu i shtetit.

Statusi i vendit kandidat dhe mundesia e kryesimit te OSBE nga Shqiperia mesohet se ka qene gjithashtu pjese e bisedes mes Presidentit dhe ministrit te Jashtem.

Protestë për mbrojtjen e Radikës

Aleanca Kundër Devijimit të Lumit Radika ka protestuar kundër projektit maqedonas, për ndërtimin hidrocentralit që devijon rrjedhën e lumit Radika, duke aluduar edhe për një marrëveshje me Qeverinë shqiptare për këtë çeshtje.

“Aleanca i kërkon Qeverisë shqiptare të bëjë transparencën e zhvillimeve të deritanishme lidhur me kërkesat e qeverive, greke e maqedonase për zbatimin e projekteve që parashikojnë devijimin e rrjedhës natyrore të lumenjve Radika dhe Vjosa. Të kthejë përgjigje zyrtare ndaj kërkesave të qeverive të Maqedonisë dhe Greqisë, duke refuzuar kërkesat e tyre dhe duke i bërë publike përgjigjet”, tha Veap Kola, përfaqësues i Aleancës.

Ambientalisti Sazan Guri dhe deputetja Mesila Doda, e cila tha se ne kete proteste ishte si qytetare, kerkuan qe marreveshje te tilla, te cilat cenojne rende Shqiperine, nuk duhet te tolerohen.

“Projekt ka. Sot ka dalë në faqen e Bankës Botërore projekti, i cili është miratuar nga qeveria maqedonase dhe është kërkuar 80 milionë dollarë për devijimin përfundimtar të Radikës. Projekti heq mundësitë për funksionimin e sistemit hidrik në vendin tonë”, tha Doda.

“Ky është një shqetësim sa dibran, sa qytetar për të mbrojtur kauzën, pasi bëhet fjalë për humbjen e miliona eurove ujë të pijshëm dhe humbjen e miliona eurove energji  për shqiptarët”, tha Guri.

Qeveria: Nuk ka asnjë bisedim

Permes ministrit te Energjise, Qeveria riperseriti faktin se nuk ka ende nje projekt dhe marreveshje per kete çeshtje.

“Nuk ka asnjë lloj marrëveshje, ka vetëm një marrëveshje ndërkufitare, një marrëveshje të gjithëpranuar dhe instrumente ndërkombëtare që publiku duhet të dije tashmë për trajtimin e regjimit të përbashkët të ujërave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Do të thotë, që çdo lloj projekti që potencialisht do të ketë impakt në këto ujëra mbrohet nga këto marrëveshje. Çdo gjë tjetër është spekullim. Unë nuk e di se kush kërkon të nxisë diçka për të cilën vetë pala maqedonase thotë që nuk ekziston”, tha Gjiknuri.

Radika, Berisha: Cënohet interesi i Shqipërisë
Ish-kryeministri takon kreun e komunës së Dibrës

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim me kryetarin e Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, deklaroi se qeveria shqiptare është  informuar gjerësisht nga pala maqedonase për projektin e devijimit të lumit Radika dhe në kuadrin e politikës së saj “zero probleme me fqinjët” e ka miratuar në parim këtë projekt.

Sipas ish-kryeministrit, ky projekt jo vetëm që ka pasoja ekologjike dhe ekonomike për popullsinë e Dibrës, por devijimi i rrjedhës së lumit cënon interesin shtetëror shqiptar.

Zoti Berisha theksoi se vendet e rajonit nuk duhet të merren me devijime të rrjedhjes natyrale të ujërave që i bashkojnë këto vende. Për këtë arsye – theksoi ai – devijimi nuk mund të bëhet pa marrëveshje, sepse mund të sjellë ngarkesa të panevojshme për rajonin.

Ish-kryeministri Berisha vlerësoi si të rëndësishme nisjen e negociatave midis dy vendeve për një marrëveshje të re për ujërat, sepse protokollet e vjetra me ish-Jugosllavinë janë inekzistente, pasi, sipas tij, nuk janë rikonfirmuar nga palët pas shpërbërjes së federatës.

Top Channel