Sektori i ndërtimit në Bashkimin Evropian vazhdon të vuajë valën e gjatë të krizës ekonomike, por disa vende të tij bëjnë përjashtim dhe madje kanë regjistruar rritje domethënëse mes tetorit dhe nëntorit 2013.

Vlerësimi vjen nga Eurostat, që mes vendeve në fjalë që në këtë aks kohor kanë regjistruar rritje të forta në prodhimin e këtij sektori rendit Slloveninë me +9.5%, Poloninë me +4% dhe Hungarinë me 3%.

Nuk shkojnë mirë punët për vende të tjera që bëjnë pjesë në të ashtuquajturën “Europa e Re”, si Republika Çeke, që ka pësuar një rënie prej -5.5% dhe Rumania me -5%.

Në një vlerësim në bazë vjetore, nga nëntori 2012 në nëntorin 2013, sërish me rritje rezulton Sllovenia me +30%, e ndjekur nga Hungaria me 19%, ndërkohë që vendet që kanë pësuar një rënie të fortë po në bazë vjetore janë Bullgaria me -9% dhe sërish Republika Çeke me -8%.

Sipas të dhënave të Eurostat, në nëntor 2013 prodhimi në sektorin e ndërtimit ka zbritur me 0.5% në Eurozonë dhe me 1% në tërë BE-në, krahasuar me tetorin 2013. Ndërsa në bazë vjetore, rënia ka qenë mbi 1.5% në zonën euro dhe po aq në tërë BE-në.

Top Channel