Ish-gjenerali serb i Bosnjës, Ratko Mlladiç nuk pranoi të dëshmojë pasi
ish-udhehëqesi Radovan Karaxhiç e prezantoi si “dëshmitar të Mbrojtjes”,
në gjyqin që po zhvillohet kundër tij.

Duke e cilësuar gjykatën e Hagës si “satanike”, Mlladiç tha se dëshmia do të dëmtonte gjykimin e tij. Dy bashkëpunëtorët e ngushtë mohojnë akuzat e ngritura kundër tyre;  krime lufte dhe krime kunder njerezimit.

Ata u përshendeten përzemersisht në daljen e parë publike prej përfundimit të luftës në Bosnjë në vitet 1990. Duke u larguar nga salla, Mlladiç tha: “Faleminderit shumë Radovan! Më vjen keq, këta idiotë nuk do të më lejojnë të flas. Ata mbrojnë bombardimet e NATO-s”.

68-vjeçari Karaxhiç perballet me 11 akuza; perfshire genocid, që lidhet me masakren e Srebrenicës në korrik të vitit 1995. Në seancën e së martës, avokati i tij argumentoi se Mlladiç ishte “I vetmi person në botë që kishte dijeni për ndodhite në luftën e Bosnjës dhe se Karaxhiç i kërkoi atij të bënte më të mirën, për të dëshmuar dhe për të treguar se çfare kishte ndodhur”.

71-vjeçari, Ratko Mlladiç refuzoi te bente betimin duke thene se “nuk e njihte gjyqin sepse eshte satanik”. Gjykatesi i kujtoj atij se mund te denohet me 7 vjet burg per keto fjale. Pasi u pershenden, Mlladiç nuk iu pergjigj pyetjes se Karaxhic: “A me keni informuar se te burgosurit nga Srebrenica duhet te ekzekutoheshin apo ishin ezekutuar? Mlladiç u pergjigj: Refuzoj te deshmoj per shkak te shendetit tim apo se mund te paragjykohet e drejten ime si i akuzuar”.

Avokati qe perfaqeson Mlladiçin tha se ai kishte probleme me memorien dhe se e kishte te veshtire dallonte te verteten nga jo e verteta. Karaxhiç lexoi edhe pyetjet e tjera, por mori te njejten pergjigje. Radovan Karaxhiç u arrestua në Beograd në vitin 2008, pas 13 vjetesh në arrati ndersa Mlladiç, qe jetoi per 16 vjet i fshehur, me nje emer te rreme u arrestua në vitin 2011 në veri te Serbise.

Top Channel