Kriza sociale e Europës

28/01/2014 00:00

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde u shpreh tejet e shqetesuar për shifrat e papunësisë në Europë.

“Ndjej keqardhje, tha ajo, që një e katërta e të rinjve europianë nën 25 vjec nuk arrin dot të gjejë punë. Në Itali dhe Portugali, me shumë se një e treta e te rinjve nën 25 vjec është e papunë. Në Spanjë dhe Greqi, më shumë se gjysma”.

Lagardë tha se “kur papunësia është e lartë, rritja është e ngadalte sepse njerezit konsumojnë me pak dhe ndërmarrjet investojnë dhe punësojnë më pak”.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar nënvizoi se rruga më efikase për punësimin është rritja ekonomike. Sipas disa shifrave, një pikë përqindjeje më shumë në ekonomitë e avancuara do të reduktonte papunësinë gjysëm pikë përqindjeje, apo do të kthente në punë 4 milione persona. Në Europë për të patur rritje ekonomike është e nevojshme që familjet, ndërmarrjet dhe qeverite të reduktojnë nivelet e larta të borxhit.

“Borxhi publik duhet te ulet- tha ajo. Në kontekstin e një rritjeje te ulet, celesi është të lëvizim gradualisht deri në pikën që e lejon tregu, me politika për shërimin fiskal, qe mbahen ne ritem te arsyeshem, ne afat te mesem. Risherimi- duhet te shihet si nje mundesi qe e ben buxhetin me te orientuar drejt rritjes ekonomike”. Sipas Lagarde elementet qe do të sjellin rritjen ekonomike dhe punësimin janë: “Plotësimi i Unionit Bankar, kufizimi i borxhit, riformatimi i tregut te prodhimeve dhe punës”.

Top Channel