Greqia ndaloi ekzekutimin e himnit të Maqedonisë gjatë një vizite zyrtare të ministrit maqedonas të Mbrojtjes, Talat Xhaferri në Athinë, informuan të martën mediat helene.

Ishte vetë ministri grek i Mbrojtjes, Dimitris Avramopoulos, ai që urdhëroi ndërprerjen e ekzekutimit të himnit të Maqedonisë, duke krijuar kështu një prej incidentëve më të rëndë diplomatikë në marrëdhëniet e ndërlikuara që ka Athina me Shkupin.

Avramopoulos urdhëroi ndërprerjen e ekzekutimit të himnit pasi në teks përmendet gjashtë herë fjala Maqedoni.

Greqia nuk e njeh këtë emërtim të fqinjëve tanë lindorë, pasi Maqedoni quhet një krahinë verilindore brenda Greqisë dhe sipas Athinës, një emër i tillë i një shteti është i papranueshëm.

Mosnjohja e emrit ka bllokuar deri më tani anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe përbën një motiv ngadalësues edhe në procesin integrues.

Vizita e Xhaferrit ishte e para e ministrit të Mbrojtjes në Greqi.

Pavarësisht këtij incidenti, takimi midis përfaqësuesve të shteteve vazhdoi në mirëkuptim të plotë dhe Xhaverri e Avramopoulos firmosën një memorandum për bashkëpunimin ushtarak, si dhe ranë dakord për të rritur përpjekjet e përbashkëta për gjetjen e një emërtimi të pranueshëm për shtetin.

Qëndrimi i Xhaferrit është kritikuar rëndë nga disa media maqedonase, që theksojnë se në kushtet në të cilat u vendos, ministri duhet të largohej nga takimi.

Top Channel