Aktiviteti sizmiologjik në të gjithë rajonin e Ballkanit vëren një rritje shqetësuese, paralajmëroi të martën Instituti Sizmiologjik i Serbisë, raportuar nga agjensia “FENA”.

Paralajmërimi i ISS-së erdhi pas në orët e para të mëngjesit u verifikua një tërmet me fuqi prej 4,2 sipas magnitudës riechter në Banja Luka, në Bosnjen Verilindore dhe disa orë më pas një tërmet 3,9 riechter pranë Patrës, në Greqi.

Këto dridhje toke vijnë vetëm një javë pasi lëkundje të përsëritura të së njëjtës forcë, shoqëruar nga disa valë pasgoditëse u regjistruan midis Tiranës dhe Durrësit.

Në raportin ISS-së shkruhej se në muajt e fundit është regjistruar një aktivitet sizmik i shtuar edhe në Greqi, Mal të Zi e Serbi, përveç vendit tonë.

Ndonëse tërmetet janë të paparashikueshëm, rritja e aktivitetit sizmiologjik në Ballkan rrit edhe mundësitë e goditjes së rajonit nga një tërmet madhor.

Pellgu i Mesdheut është historikisht ndër më të goditurit prej tërmeteve në shkallë botërore, pasi ndodhet në pikën e bashkimit të dy pllakave të mëdha tektonike.

Shqipëria është goditur nga disa tërmete shkatërrimtare gjatë shekullit të shkuar.

Më i fuqishmi mbetet tërmeti i vitit 1905 në Shkodër, prej 6,6 sipas forcës riechter, i cili la 200 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur.

Tërmete të tjerë të fuqishëm kanë qenë ai 6,0 riechter në vitin 1930, i cili la dhjetëra të vdekur pranë Vlorës, ai i vitit 1931 pranë Korçës dhe tërmeti i vitit 1967 me fuqi 5,8 riechter në Dibër dhe Librazhd, përgjegjës për vdekjen e 12 personave dhe shkatërrime shtëpish në 177 fshatra.

Top Channel