“Kërcënim sigurisë kombëtare”

28/01/2013 00:00

Në vijëmsi të ngjarjeve të rënda me eksploziv në të gjithë vendin, Xhavit Shala, doktor në Çështjet e Sigurisë komentoi situatën në studion qëndrore të lajmeve të “Top-Channel”.

Ilir Paço, “Top-Channel” – Një sërë ngjarjesh të rënda janë shënuar gjatë Janarit dhe kemi një përshkallzim të përdorimit të eksplozivit. Këto ngjarje i shikoni thjesht si episode të veçauara apo mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën? Dhe, a mund t’i konsiderojmë si terrorizëm?

Xhavit Shala – Është e vërtetë që gjatë këtij muaji të parë të vitit ka pasur një vazhdë të këtyre rasteve. A janë akte terrorizmi? Jo të gjitha janë terroriste, pasi edhe ngjarja e sotme në Shkodër u motivua, duket nga një konflikt personal. Diapazoni përfshin konflike prone, konflikte të tjera banale dhe pa dyshim, deri tek ngjarjet e mirëfillta terroriste.

Ilir Paço – Cilët janë faktorët specifikë që kanë ndikuar në rritjen e numrit të këtyre akteve?

Xhavit Shala – Ka shumë faktorë dhe unë do të veçoja mungesën e theksuar të punës së policisë me informacionin dhe burimet e tij. Kjo gjendje është vuajtur ndër vite dhe duhet të korrigjohet. Kjo mungesë e informacioni ka bërë që edhe zbulueshmëria të jetë e vogël dhe kjo ka shërbyer si faktor nxitës, si “modus operandi” i këtyre ngjarjeve, duke qenë se zbulohen pak, ndaj autorët e kanë përvetësuar këtë mënyrë veprimi.

Ilir Paço – Cili duhet të jetë roli i SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror) në këtë situatë. Në Komisionin e Sigurisë, sot u ngrit shqetësimi se për situatën në fjalë Shërbimi Informativ nuk ka informacion paraprak dhe as informacione të tjera pas ndodhjes së këtyre ngjarjeve. A funksionon normalisht ky shërbim?

Xhavit Shala – Unë përmenda punën e policisë që duhet të përgjojë, por shteti dhe taksapaguesi shqiptar paguan edhe agjensitë e tjera, eksluzivisht SHISH dhe Agjensinë e Shërbimit Ushtarak (SHIU), si dhe shërbime të tjera në detyrë për të realizuar këtë detyrë. Këto agjensi kanë struktura të posaçme anti-terror, ndaj duhet të japin një kontribut, siç e kanë dhe detyrim ligjor e kushtetues  në luftën ndaj këtij fenomeni.

Ilir Paço
– A kanë këto ngjarje ndikim në sigurinë kombëtare? Dhe në cilën mënyrë ndikojnë ato?

Xhavit Shala – Patjetër që kanë ndikim. Çdo ngjarje që cënon sigurinë publike, kërcënon edhe sigurinë kombëtare. Kështu, ndaj një veprimtarie të tillë duhen marrë masa shtesë nga çdo agjensi ligjzbatuese për të parandaluar ngjarje të tilla. Lehtësia e gjetjes së lëndëve eksplozive vjen edhe nga viti 1997, e mbase ka ardhur koha që të ashpërsohet edhe ligji në lidhje me zotërimin dhe përdorimin e eksplozivëve.

Top Channel