Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të enjtes në fshatin Grabjan
të rrethit të Lushnjës. Ilir Llozi 43 vjeç, i martuar me 3 fëmijë ka
gjetur vdekjen si pasojë e goditjes me thikë.

Autore e kësaj ngjarje eshte shtetasja Daniela Meqai 38 vjeç. Policia ben te ditur se ngjarja ka ndodhur rreth ores 06.30 ne stallat ne qender te fshatit. Sipas banoreve dhe burimeve te sigurta te policise viktima here pas here ka ngacmuar 38-vjeçaren dhe sot ne mengjes ka tentuar te kryeje marrdhenie seksuale me dhune, por 38-vjeçarja ka reaguar duke e qelluar me nje thike.

Pas goditjes, 43 vjeçari ka ikur ne kembe drejt baneses se vet disa metra me larg vendngjarje, ku ne hyrje te baneses ka rene duke gjetur vdekjen. Policia arrestoi autoren e vrasjes, e cila tregoi se ishte nen presionin e 43-vjeçarit prej nje kohe te gjate. Ai me heret kishte bashkejetuar me motren e autores se vrasjes dhe pas ndarjes kerkonte te lidhej me motren tjeter, por ka hasur ne reagimin e ashper qe çoi deri ne vdekje.
 

Top Channel