Në duart e Qeverisë greke ndodhen rezultatet përfundimtare të përpunimit
të të dhënave nga kërkimet sizmike për hidrokarbure në zonën
perëndimore të saj në detin Jon dhe në jug të Kretës.

Kerkimet qe ka kryer kompania norvegjeze PGS kane perfunduar brenda afatit dhe rezultatet kane kaluar ne bazen e te dhenave te Ministrise se Ambientit Energjise dhe Ndryshimeve Klimaterike dhe nga fillimi i muajit shkurt do te mund t’i kene ne dispozicion gjithe kompanite nderkombetare te naftes qe kane interes.

Sipas ministrit grek të Energjisë Jannis Maniatis nga nje vleresim paraprak i të dhënave të krijuara rezultojne struktura interesante gjeologjike, te cilat paraqesin ngjashmeri të mëdha me struktura analoge te zonave qe tashmë prodhojne hidrokarbure në vendet fqinje, kryesisht në Italine e Jugut dhe ne Shqipëri.

Vëllimi i bazes se te dhënave me emrin “Greece Mega Project” është mbresëlënës dhe plotëson të gjitha standardet moderne. Ai perfshin të dhëna të reja sizmike per nje zone te re prej 12.500 km katror, te dhenat ekzistuese te nje zone te dyte prej 9,000 kilometra katrorë, të cilat u riperpunuan, si dhe te dhena shtese per nje zone te trete prej 9,000 kilometra katrorë, te cilat janë përcaktuar për t’u kombinuar me te dhenat e tjera.Eshte pikerisht zona e pare detare qe fillon ne veriperendim te Korfuzit ne kufijte detare me Shqiperine dhe qe vazhdon deri ne ne ishujt Paksos dhe Antipaksous perballe Igumenices, qe rezulton me interest e madh, pasi flitet se permban rezerva te medha nafte dhe gazi natyror.

Qëllimi i Athinës është te shese tashme keto te dhena tek palet e interesuara dhe te vazhdoje me tej me raundin e ardhshëm të koncesioneve.

Çështja e koncesioneve eshte diskutuar në një takim qe ka pasur ministri grek Maniatis me perfaqesues te kompanive norvegjeze dhe franceze,ndersa eshte çuar nje material i plote i kerkimeve tek te gjitha ambasadat e huaja ne Athine, duke pritur interesin e investitoreve te huaj ne kete fushe. Ne muajin shkurt Athina do të fillojë zyrtarisht një fushatë informuese ndërkombëtare, para shpalljes së tenderit për ofrimin e parcelave detare për kërkimin dhe shfrytezimin e naftës dhe të gazit natyror.

Top Channel