Pas vitesh investimi dhe angazhimi nga Perëndimi, Ballkani Perëndimor ka
arritur sukses të konsiderueshëm. Por disa sfida mbeten ende të
pazgjidhura.

Pikëpamja zyrtare e Shteteve të Bashkuara është se vendet e Ballkanit Perendimor kanë arsye të jenë krenare me anëtarësimin e Kroacisë në BE, marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë dhe tranzicionin paqësor të pushtetit në Shqipëri.  

Zeri i Amerikes citon drejtorin e Marrëdhënieve për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, te pohoje se objektivi kryesor i SHBA-se  për rajonin është integrimi i tij Euro-Atlantik. Siç kanë thënë shumë administrata  amerikane qofshin – demokrate apo republikane – ne duam një Europë të bashkuar, të lirë dhe në paqe – ky është fokusi ynë, u shpreh ai.

Por Moore theksoi gjithashtu se vendet e rajonit duhet të përpiqen të zbusin tensionet etnike dhe kombëtare, të luftojnë korrupsionin dhe të përpiqen për reforma ekonomike, të shtojnë sigurinë dhe sundimin e ligjit.

Korrupsioni dhe konsolidimi i shtetit ligjor ishin çështje që u përmendën edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry në konferencën për sigurinë në Mynih të Gjermanisë javën e kaluar, ndërsa ai foli për “një prirje shqetësuese në shumë pjesë të Europën Qendrore dhe Lindore, si edhe në Ballkan”.

“Aspiratat e qytetarëve po merren nëpër këmbë nga korrupsioni, interesat oligarkike, interesat që përdorin para për të shtypur opozitën politike dhe zërat ndryshe, për të blerë politikanët dhe organet e medias dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejtat e organizatave joqeveritare”, tha kreu i diplomacise amerikane.

Por, sipas Moore dhe Edward Joseph te qendres për Marrëdhëniet Transatlantike, perjashtim persa i takon arritjeve perbejne  Maqedonia dhe Bosnja: e para ka pengesë për anëtarësim në NATO mosmarrëveshjet me Greqinë për emrin, e dyta ende nuk ka shpetuar prej ferkimeve etnike.

Top Channel