Shkencëtarët në Australi po punojnë për klasifikimin e një lloji të ri
peshku gjigand, i gjetur në bregun e një plazhi të Tasmanias e që për
momentin është identifikuar si peshku-xhelatinë.

Doktoresha Lisa Ann Gershëin, nga një agjenci australiane qeveritare, tha se shkencëtarët kanë qenë në dijeni të peshkut prej pak kohësh, por nuk kanë qenë në gjendje ta klasifikojnë atë. Ajo e cilësoi gjallesën si “një kafshë të mrekullueshme”.

Një familje zbuloi llojin në fjalë, i gjatë 1.5 metra, në një plazh në jug të lokalitetit Hobart. Ekspertë të fushës u lajmëruan për zbulimin nga Josie Lim dhe familja e saj, që e gjetën të shtrirë në rërë.

“Ajo dhe fëmijët e saj e gjetën peshkun-xhelatinë dhe bënë një foto të mrekullueshme që të habit”, komentoi më tej doktoresha Gershëin. Sipas saj, kjo specie është pjesë e grupit të Krifës së Luanit.

“Ky peshk-xhelatinë duket si një pjatë për darkë me një shtupë dyshemesh mbi të”, tha ajo. Ky peshk është një nga tre llojet e reja të kategorisë së Krifës së Luanit në Tasmani, për të cilin shkencëtarët janë ende në punë për ta klasifikuar.

Në vitet e fundit në këtë vend është verifikuar një bum shfaqjes të peshkut-xhelatinë. “Ne jemi duke hetuar për të zbuluar përse ky fluks peshqish ka mbërritur në këto ujëra jugore”, shtoi doktoresha Gershwin.

Top Channel