Liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës nuk kanë arritur konsensus, lidhur me zgjedhjet parlamentare serbe. Një pjesë e tyre kanë bojkotuar këto zgjedhje më parë, por tani qëndrimi
i Tiranës dhe Prishtinës zyrtare është që ata duhet të dalin, dhe me
kandidatë të përbashkët politikë.

“Meqenëse disa prej subjekteve politike nuk kanë sqaruar ende në kryesitë e tyre dhe organet e tjera të partisë politike pozicionet pro dhe kundër në detaje, atëherë do i lejojmë në frymën e demokracisë që këto konsulta t’i vazhdojnë brenda organeve të subjekteve politike për të mos dalë me qëndrime të ndara, veçmas secili subjekt politik, por ka shumë gjasa që uniteti të jetë i plotfuqishëm”, tha Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës.

Kësaj radhe, angazhimi i qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës është më i qartë. Ndonëse shqiptarët në jug të Serbisë, shpesh angazhimin në nivel qëndror e kanë parë si bashkëpunim me serbët, ata kanë thënë se vendimi do të jetë i pavarur.

Zgjedhjet serbe do të mbahen më 16 Mars dhe shqiptarët, nëse janë në numrin zyrtar, mund të marrin dy deputetë. Deri tani, votat mezi kanë mjaftuar për një vend në Kuvendin serb.

Top Channel