Partitë shumicë në Kuvendin e Kosovës janë shprehur të premten kundër
rrëzimit të Ibrahim Gashit nga posti i rektorit të Universitetit të
Prishtinës.

Ishte rekomandimi i propozuar nga grupi parlamentar i LDK-së që kërkonte largimin e rektorit Gashi dhe Këshillit Drejtues nga universiteti, për të cilin partitë në pushtet nuk u pajtuan. Rrjedhimisht Kuvendi në mungesë kuorumi s’arriti të votonte për këtë çështje.

Deputeti i PDK-së Ramë Vataj tha se pika e parë, pra ajo për largimin e rektorit Gashi dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues ishte e parpanueshme, sepse si e tillë nënkupton cënim të lirisë akademike që mbrohet me ligj.

PDK dhe AKR, duke e vlerësuar gjendjen në Universitetin e Prishtinës si të trashëguar, propozuan disa rekomandime të cilat sipas tyre janë zgjidhje afatgjata.

Në mesin e tyre është ndryshimi i ligjit për arsimin e lartë, për të krijuar një bazë ligjore që depolitizon Universitetin e Prishtinës, ndryshimi i statutit të universitetit, në mënyrë që zgjedhja e rektorit dhe punonjësve nëpër fakultete të bëhet nga stafi akademik.

Ndërkohë, në Rektoratin e Univeristetit të Prishtinës vazhdonte protesta. Edhe sot policia u përlesh me protestuesit që i këkronin asaj të
largohej nga mjediset e dijes dhe arsimit.

Disa protestues mbetën të lënduar teksa me megafon në dorë po denonconin
arrestimet e kryera nga policia civile. Mes të arrestuarve ishte
dhe përfaqësuesi i shoqërisë civile, Ilir Deda.

Top Channel