Bisedime greko-turke për ribashkimin e Qipros

08/02/2014 00:00

Bisedimet për ribashkimin e Qipros do të rinisin. Udhëheqësit e qipriotëve turq të pjesës veriore dhe të atyre grekë të pjesës jugore ranë dakort mbi termat e nisjes së bisedimeve.

Udhëheqësit turq thanë se deklarata e përbashkët njofton nisjen e bisedimeve, ndoshta që nga java e ardhshme, ndërsa udhëheqësit grekë tha se marrëveshja përcakton parametrat e diskutimeve mes dy palëve.

Qipro u nda në vitin 1974 pas një grushti shteti që synonte bashkimin e ishullit me Greqinë. Kjo shkaktoi ndërhyrjen e Turqisë që pushtoi pjesën veriore të ishullit, të banuar me turq.

Zona e banuar nga turqit shpalli pavarësinë me emrin Republika Turke e Qipros Veriore në vitin 1983. Pavarësia njihet vetëm ngë Turqia.

Mes dy zonave asaj greke dhe asaj turke qendron zona jeshile e Kombeve të Bashkuara, që ndan dy sektorët.

Presidenti grek i Qipros, Nicos Anastasiades tha se pjesa më e vështirë është përpara.

“Deklarata e përbashkët nuk zgjidh problemin qipriot, por cakton rrugën nëpër të cilën dy komunitetit duhet të ecin për zgjidhjen e tij”, tha ai.

Top Channel