Politikanët shqiptarë të Luginës së Preshevës vendosën unanimisht në një mbledhje që të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Ata thanë se qeveria në Beograd nuk tregon interes për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve dhe se nuk mund të arrihet asgjë më pjesëmarrje.

Pati takime të ndryshme në Tiranë e Prishtinë, por edhe në vendet ku ata jetojnë. Gjithësesi, politikanët thanë se vendimin e marrin vetë.

“Nuk ka treguar rezultat deputeti ynë në Parlamentin serb nga shpërfillja e skajshme e Beogradit për të zgjidhur problemet tona”, ka deklaruar Ragmi Mustafa, kryetari i komunës së Preshevës.

Kërkesat ishin për listë të përbashkët, por nuk pati kompromis. Riza Halimi, deri tani deputet në Parlamentin serb dhe kryetar i një partie që ende nuk ka vendosur, tha se ka pakënaqësi.

“Është një situatë pakënaqësie të madhe për diskriminimin që ushtrohet ndaj popullsisë shqiptare nga qeveritë e ashtuquajtura demokratike që nga rënia e regjimit të Millosheviçit”, deklaroi Halimi.

Kjo situatë i jep fund pjesëmarrjes së shqiptarëve në Kuvendin serb. Ata kishin deputet edhe në kohën e luftërave.

Top Channel