Belgëzim Kamberi, drejtor i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në
Luginën e Preshevës, i cili është përmendur për të qenë njeriu që
përfaqëson shqiptarët në jug të Serbisë edhe për kandidat për deputet,
vlerëson se vendimi për mospjesëmarrje i shumicës së partive në zgjedhje
do të ndikojë negativisht në jetën e shqiptarëve.

“Ata që pretendojnë të bojkotojnë zgjedhjet e bëjnë këtë për arsye dhe interesat e tyre të brendshme politike. Prishtina dhe Tirana duhet të ndërhyjnë politikisht”, tha Kamberi.

Pavarësisht tentimeve edhe nga Tirana e Prishtina, të shtunën partitë vendosën të mos marrin pjesë në zgjedhje në një periudhë të rëndësishme edhe për Serbinë kur ka filluar procesi integrues në Bashkimin Evropian.

Kamberi thotë se faji për gjendjen e tanishme nuk është më në adresat larg vendeve ku jetojnë.

“Klasa politike shqiptare po bëhet bashkëpërgjegjëse për gjendjen e vështirë të shqiptarëve të Preshevës, duke e izoluar vetë Luginën e Preshevës. Po tregohet edhe njëherë, si në rastin e lapidarit, ashtu edhe në këtë rast që po veprohet vetëm për interesa personale dhe partiake”, tha Kamberi.
 
Ka ngelur që Partia për Veprim Demokratik, e Riza Halimit, por gjasat janë të vogla që shqiptarët të përfaqësohen në kuvendin serb.
 

Top Channel