“Qeni im më shpëtoi jetën”

10/02/2014 00:00

Jo më kot qeni është miku më i mirë i njeriut. Një 56-vjeçare amerikane thotë se qeni i saj doberman i shpëtoi jetën duke ‘i diagnostikuar’ kancerin në gji.

Diane Papazian bëri publike historinë e saj të pazakontë. Troy, qeni i saj kur ishte këlysh 4-muajsh nuhaste me ngulmim një gungë të vogël në gjirin e saj. Ajo thotë se pas kësaj vendosi që të kryente një mamografi, pavarësisht se 6 muaj më herët e kishte kryer një të tillë.

Rezultati i diagnostikimit mjekësor ishte tronditës. Ajo ishte bartëse e një kanceri gjiri agresiv. Pas kësaj, Diane iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë dhe vijoi me seancat e kimioterapisë duke fituar betejën me sëmundjen….me ndihmën e Troy.

Top Channel