Ndërmjetësimi i suksesshëm i “Pasdites”

10/02/2014 00:00

“I dashur baba, kam dëshirë të të njoh”. Kështu niste letra publike që Rozalinda, 9-vjeçarja nga fshati Erind i Gjirokastres i drejtoi babait te saj, që perveç mungesës në jetën e përditshme i kishte mohuar dhe atësinë.

Nëna e saj Ana rrëfeu historine e jetës së saj. Martesën e dështuar dhe përpjekjet për t’i siguruar të bijës të paktën një baba në dokumenta.

“E kërkoj atësinë për vajzën. Nuk dua të më mbajë mua apo vajzën me asgjë. Dua thjesht atësinë për vajzën”, tha zonja Ana Leka, nëna e Rozalindës në “Pasdite”, më parë gjatë Janarit.

Ky rast ishte një proces ndërmjetësimi, por kishte vështirësi shumë të mëdha pasi babai nuk reagonte, ndaj dhe ndërmjetësja Bardha Idrizaj iu drejtua nga ekrani i “Top- Channel” babait të Rozalindës.

“Dua të jap një mesazh përmes ekranit: Të lutem njihe vajzën. Rozalinda ka shumë nevojë të ketë në certifikatë, ashtu si të gjithë të tjerët emrin e babait. Po e them mos ta mbajë këtë barrë mbi supe, vajza do të rritet dhe ai do të rritet vetë, ashtu siç rritet Rozalinda sot. Atëherë, do të jetë ai që do të ketë nevojë për të”, tha zonja Bardha.

Këtë të hënë, ky rast u rikthye në “Pasdite”. Lajmi i mirë, nënshkrimi i aktmarrëveshjes në lidhje me atësinë e Rozalindës, një rast që u bë publik në “Pasdite”.

Top Channel