Anti-terrori grek ka arrestuar gjatë orëve të mbasdites katër shtetas turq nën akuzën e terrorizmit. Nga të dhënat e para mësohet se në banesën e turqve janë gjetur armë dhe lëndë eksplozive.

Burime policore thanë se operacioni është ende në vijim dhe gjatë orëve në vazhdim do të bëhen publike detaje të tij. Deri tani dihet vetëm se një prej të arrestuarve ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje të kryer në Turqi.

Policia greke është vënë në alarm gjatë javëve të fundit, prej frikës së akteve terroriste të organizatave terroriste vendase ose të celulave fondamentaliste që operojnë në vend. Dy ditë më parë, policia greke mundi të arrestonte në Kretë një aktiviste kurde e akuzuar për terrorizëm në Turqi.

Top Channel