Joga mund të ndryshojë jetën tuaj. Eshte provuar shkencerisht permes praktikanteve ne te gjithe boten se disiplina mbi 5 mijë-vjeçare e jogas përmirëson ndjeshëm shëndetin fizik, mendor dhe përmirëson gjendjen shpirterore.

Eshte provuar gjithashtu se ajo ndihmon ne lehtesimin dhe trajtimin e shume semundjeve. Frymemarrja eshte nje prej elementeve baze qe shoqeron seancat e saj, e kjo ben te mundur furnizim me te madh te trupit me oksigjen.

Keshtu evitohen shumë sëmundje të trupit dhe të mendjes. Veçanerisht per pacientet qe vuajne nga depresioni apo ankthi, joga eshte  jetë çelësi i sherimit. Por, edhe ata që kanë probleme kronike me shëndetin si artrit, diabet.

Praktikimi i rregullt i jogës mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së jetës. Studimet e fundit kanë treguar se kjo teknikë është ideale për problemet me tensionin, dhimbjet e kokës pasi pozicionet e jogas dhe teknikat e frymëmarrjes sjellin lehtësim.

Te dyja se bashku ndihojne ne zvogëlimin e stresit, rrisin fleksibilitetin, përmirësojne ekuilibrat në trup, ulin tensionin e gjakut, forcojne kockat, përmirësojne sistemin imunitar dhe qetësojne mendjen.

Kur praktikojmë joga ne bëjmë punë shpirtërore dhe ajo ndikon në organizmin tonë. Bëjmë “streching” që na ndihmon për të forcuar muskujt dhe të gjitha këto ndihmojnë sistemin tretës, qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjen.

Sistemi nervor gjithashtu forcohet gjatë ushtrimit të jogës. Filozofia e ushtrimeve te joges kutivon paqen e mendjes dhe kjo ndikon në sistemin nervor, sistemin imunitar, dhe atë kardiovaskular.

Nga një këndvështrim terapeutik, ajo është si një pasqyrë për përmirësimin e funksionimit të çdo organi apo sistemi. Shumë persona sot nga gjithe bota kanë dëshmuar se nëse do ta bëni jogën një praktikë të rregullt në jetën tuaj, rriten shanset për t’u ndjerë më mirë dhe më të lumtur.

Yoga, më të vërtetë është një ilaç i fortë, por është i ngadalshëm. Sepse me joga nuk sherohesh brenda nates. Ne fakt as Roma nuk u ndërtua për një ditë.

Top Channel