100 ditë para zgjedhjeve lokale në Greqi dhe ato për PE që do të
zhvillohen së bashku në 18 dhe 25 maj të këtij viti, skena politike
greke paraqitet më e paqëndrueshme se kurrë ndonjëherë.

Kjo per faktin se shumica e qytetareve nuk jane te bindur per politikat dhe programet qe ndjekin partite e ndryshme greke.Sipas sondazhit te fundit per televizionin me te madh privat te vendit MEGA CHANNEL ne lidhje me zgjedhjet per PE, Radikalet e Majte te partise SYRIZA udheheqin me 20.8% te votave, te ndjekur nga Demokracia e Re me 19%.

Ne vend te trete vjen AA dhe Partia Komuniste me 7% secila dhe me pas socialistet e PASOK-ut me 5.3%. Pothuajse te njejtat perqindje sigurojne partite greke edhe ne rast se do te kishim se afermi zgjedhje parlamentare.Eshte per t’u theksuar se 30% e grekeve nuk jane te bindur me asnje nga programet ekonomike te partive politike, ndersa 74.2% e tyre vleresojne se Radikalet e Majte nuk jane te gatshem ende te qeverisin vendin.

Shumica e te anketurave,65,5%, eshte pro qendrimit ne zonen e euros duke pranuar edhe sakrifica te reja,madje eshte dakord qe Greqia te marre nje pakete te trete ndihme, por pa kushte nga kreditoret e saj.Persa i perket lidereve politike, 42.8% e te pyeturve konsiderojne se Kryeministri me i pershtatshem per vendin eshte Antonis Samaras,ndersa vetem 30% vleresojne pozitivisht udheheqesin e opozites Aleksis Tsipras,i cili mbeshtetet nga e Majta Europiane ne kandidimin e tij per postin e presidentit te Komisionit Europian. Vlen per te permendur se me shume se 62% e te anketuarve cilesojne AA si nje organizate kriminale, ndersa gati nje ne gjashte vete kerkon qe te mos i ndalohet e drejta kesaj force politike te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme.

Top Channel