Qeveria shqiptare do të ndërmarrë 60 masa, kryesisht të karakterit
legjislativ për të përmirësuar situatën rrugore në vend dhe për të ulur
numrin e lartë të aksidenteve.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri lajmëroi ndalimin e furgonave të udhëtarëve nga një qytet në tjetrin si një burim aksidentesh.

“Po e trajtojmë si një masë sigurie, të domosdoshme për të parandaluar aksidentet me pasoja të rënda ose fatale për shëndetin dhe jetën e njeriut. Policia e Shtetit do të fillojë menjëherë nga puna për ndalimin e transportit të qytetarëve me furgonë”, tha Tahiri.

Per ministrin e Brendshem, Shqiperia ka numrin me te lartë të aksidenteve mjet me kalimtarë dhe per kete arsye jane marre nje sere masash. Por ato me drastiket jane per shoferet qe konsumojnë alkool dhe ata pa patente. Minimumi dhjete dite burg. Per Kodin Rrugor është paraqitur në projektligj, rritja e ndëshkimit për disa shkelje të qarkullimit rrugor.

“Kryesisht respektimi i normave të shpejtësisë, përdorimi i alkoolit, drogës, përdorimi i telefonit celular në drejtimin e mjetit, mospërdorimi i rripit të sigurimit në drejtimin e mjetit dhe për pasagjerët, mbajtja e fëmijëve në mënyrë të papërshtatshme brenda mjetit dhe mospërdorimi i kaskave mbrojtëse”, tha Tahiri.

Ndersa, ministri i Transporteve, Haxhinasto tha se ne kolaudimin e automjeteve do të shtohet pika: cilesia e motorrit, ndersa tregu do te liberalizohet.

“Do të forcojmë të gjithë procedurën e kontrollit të mjeteve, do të liberalizojmë tregun, me qëllim që të përmirësojmë edhe shërbimin për kontrollin e automjeteve, do ta bëjmë sistemin të paprekshëm dhe të pathyeshëm nga korrupsioni që ekziston sot, do të vendosim elementë të rinj sigurie në kontrollin e automjeteve”, tha Haxhinasto.

Persa i perket sigurise rrugore Haxhinasto tha se vetëm për këtë vit do të shpenzohen 6 milione dollare per sinjalistiken. Ne marrjen e patentes perveç teorise dhe praktikës do jete edhe testi psiko-fizik.

“Do të jetë e pamundur në sistemin që do të vendosim që të ushtrohet subjektivizëm dhe presion ndaj personave që testohen me qëllimin përfitimi. Do te kete edhe një testim tjetër të domosdoshëm në procesin e aftësimit që është testimi psikofizik”, tha Haxhinasto.

Qeveria ka parashikur te heqe rruget e paautorizuara, te prishe ndertimet pa leje dhe te pranoje nje karburant ne çdo 20 kilometra rrugë.

Top Channel