09:35 Top Show R
11:25 TF "100 vitrinat"
Programi i plote
PUBLICITET
Recetë elektronike për ilaçet
11/02/2014

Qytetarët shqiptarë nuk do të kenë nevojë, që për të marrë një shërbim shëndetësor, të marrin me vete librezë shëndetësore.Ajo tashme do të zëvendësohet me kartën e shëndetit.

Drejtori i Fondit te Sigurimeve Shëndetësore, Astrit Beci tha se kjo do te ndikoje ne rritjet e cilesise se sherbimit mjeksor per pacientet.

"Shfrytëzoj këtë takim për t'ju përcjellë iniciativën tonë për të kaluar nga përdorimi i librezës së shëndetit te karta e shëndetit. Projekti do të nisë të aplikohet shumë shpejt në disa qendra në Tiranë, për t'u shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë. Ky projekt do të përmirësojë dukshëm cilësinë e punës së mjekëve dhe farmacistëve, si dhe kontrollin e tyre. Ne do të kthejmë kështu kohën dhe rolin e mjekut në familjes në funksion të shërbimit ndaj pacientëve, pasi ata nuk do të jenë më të detyruar të plotësojnë fletë-libreze pa fund, por me një mjet të thjeshtë, kartën e shëndetit, pacientët do të marrin shërbimin e duhur shëndetësor", tha Beci.

Ndersa, ministri i Shendetësisë Ilir Beqja tha se edhe receta qe leshon mjeku, tashme do te jete recete elektronike, e cila nuk i jepet pacientit në dorë, por kalon direkt ne sistem dhe se ne te do te pershkruhet vetem emri xhenerik i ilaçit dhe jo emri i patentes, çka i shtyn mjeket te rekomandojne shpeshherë medikamente të njërës apo tjetrës kompani, në këmbim të favoreve të ndryshme.

"Janë dy elementë shumë të rëndësishëm, që do të na vlejnë për këdo dhe duhet të jemi të vetëdijshëm, nuk duhet ta nisim me idenë se kështu do të menaxhojmë më shumë para. Në rradhë të parë, edhe pse fondi është institucion financiar, misionin e ka kujdes shëndetësor", tha Beqja.

Ministri i Shendetësisë ka kerkuar me shume efikasitet nga mjeket, kur kerkojne berjen e nje sere analizash nga pacientet, që shpeshhere jane te panevojshme.

Ne lidhje me uljen e marzhit te tregtimit të ilaçeve, ministri i Shëndetësisë tha se askush nuk preket nga ky ndryshim, vetëm se i shkohet në ndihme pacientit me uljen e çmimit të barnave.
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga shendetesia
Spital universitar pa universitet
Edhe në Universitetin e Mjekësisë do të vendosen shefat e Departamenteve, të cilët nuk do të kenë të drejtë të zgjedhin shefat e shërbimeve në Spitalin Universitar. 
Djathi me niseshte, edhe i rrezikshëm
Djathi me përbërje niseshteje, një mashtrim ndaj konsumatorit që bëhet për të përfituar, dhe tek personat me sëmundje diabeti ndikon negativisht në shëndetin e tyre.
Lima e Swanepoel zbulojnë: Victoria's Secret në Londër
Adriana Lima dhe Candice Swanepoel kanë zbuluar se shfaqja "catwalk" e Victoria's Secret këtë vit do të zhvillohet në Londër.
Marangozi i gjymtuar, proteza mekanike me printera 3D
“Isha në pozicionin e duhur për të parë ekzaktësisht se çfarë ndodh në duart e njeriut. Arrita të marr bazat e asaj që ka të bëjë me duart dhe mendova, përse mos bëj duart e mia?”.
Alarmi nga antibiotikët
Mjekët e familjes i rekomandojnë antibiotikët edhe në rastet kur nuk duhen dhënë, ndonëse në botë është dhënë alarmi në lidhje me rezistencën e tyre.


Lajmet kryesore

Recetë elektronike për ilaçet Gjin Gjoni mashtroi për pasurinë
Kallëzimi i ILKPD: Mbi 1.8 milionë euro te padeklaruara
Korrupsioni, akuza për Argita Berishën
Thellohet hendeku Qeveri-President
Athina dorëzon zemrën e Karelit
Ambasadorët mbështesin reformën
Llalla: Pajisjet e përgjimit i kemi me qira
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Lindja e Mesme, Vrasje, Aksidente rrugore, Akuzat për ushtrinë, Siria, Reforma territoriale, Vrasja ne burg, SHISH
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.