KEIT realizon ëndrrën e Megit për një trup të bukur

11/02/2014 00:00

Megi është një studente 22-vjeçare e cila që e vogël e ka pasur problem shëndetin e tepërt. Ka mbajtur dieta dhe ka frekuentuar rregullisht palestrën, por kurrë nuk ka arritur format e dëshiruara.

“Problemi më i madh është që gjithmonë duhet të gjej rroba të gjera për të mbuluar difektet. Duke qenë se dietat dhe palestra nuk më kanë dhënë zgjidhje, mendova se vetëm ndërhyrja kirurgjikale do e eliminonte problemin”, thotë Megi.

Familja e vajzës nuk ka qenë dakord me vendimin e Megit, por e reja ishte shumë e vendosur për ta kryer ndërhyrjen. “Nuk kisha frikë fillimisht, por kur erdhi doktori për kontrollet e fundit para operacionit më kapi paniku”, tregon Megi.

Operacioni përfundoi me sukses, por Megi nuk ishte e kënaqur: “Nuk u ndjeva mirë pasi pretendoja që ndryshimi të shihej menjëherë, por duhej pak kohë që të dukej rezultati.”

Para operacionit

Pas operacionit

“Gjëja e parë që bëra pasi u rekuperova, ishte të blija rroba të reja pasi të vjetrat nuk më bënin më. Tani nuk kam probleme si më rrinë veshjet. Tani gjithçka është siç doja unë të ishte. Ndihem shumë mirë me trupin tim”, shprehet Megi.

Top Channel