Kryediplomatja e Bashkimit Europian, baronesha Catherine Ashton, vlerësoi rolin konstruktiv të luajtur nga Mali i Zi në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Komenti i Ashton u bë gjatë një takimi në Bruksel me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Malit të ZI, Igor Luksiç.

Në fjalën e tij, Luksiç nënvizoi përkushtimin e Podgoricës për të ruajtur një dinamikë të mirë të procesit integrues jo vetëm në Malin e Zi, por në të gjithë rajonin.

Ai nënvizoi rëndësinë e forcimit të mekanizmave aktualë të bashkëpunimit ballkanik.

“Mali i Zi do të vazhdojë të jetë një faktor i rëndësishëm dhe nismëtar i mekanizmave rajonalë, me qëllim që të avancohet më shpejt drejt integrimit europian dhe bashkëpunimi ekonomik”, tha Luksiç.

Top Channel