Pas ngjitjes në majat e Kilimanxharos, Elbruzit, Everestit dhe Benalit, 5 alpinistë të shoqatës “Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana” janë gjitur në malin Akonkagua në Argjentinë, duke realizuar një nga synimet e lëvizjes alpinistike botërore, “Shtatë Majat”, që nënkupton ngjitjen e majës më të lartë të secilit prej 7 kontinenteve të rruzullit tokësor.

“Ju përshëndesim nga maja më e lartë e Amerikës Latine, në Argjentinë, pikërisht në majën e Akonkagua, 6962 metra. Ekipi përbëhet prej 5 alpinistësh: Gert Pishtari, Ervin Dervishi, Fation Plaku, Gjergj Bojaxhi dhe Erlin Rrudho. Sapo e kemi ngjitur majën të pestë, ju kërkoj ndjesë për frymëmarrjen, por këtu oksigjeni është disi i rrallë”, ka reguar Gjergj Bojaxhi, nga ekspedita e radhës.

Tashmë, grupit të parë të alpinistëve shqiptarë, që kanë ndërmarrë një nismë të tillë, u ka mbetur ngjitja në malin Uilson, në Kaliforni, dhe Karstenc Pyramid, në Guinenë e Re, e lartë 4 mijë e 884 metra.

Top Channel