Schumi, pneumonia ndërlikon rekuperimin

12/02/2014 00:00

Gjendja e Michael Schumacher duket se është përkeqësuar në orët e fundit sipas gazetës gjermane ‘Bild’.

Pas nisjes së procesit të heqjes së antibiotikëve në mënyrë që të zgjohet nga koma e induktuar në të cilën ndodhet që nga operacioni i 29 dhjetorit, ish-piloti i Formulës 1 është prekur nga një pneumoni që e ndërlikon edhe më tej gjendjen e tij shëndetësore.

Profesori Heinz Peter Moecke, shef i departamentit të Emergjencës në një klinikë të Hamburgut, shpjegon për ‘Bild’: “Pneumonia është e rrezikshme pasi trupi merr më pak oksigjen se zakonisht. Për pacientët në gjendjen e Schumacher mund të shkaktojë probleme të rënda të organeve dhe në rastin më të keq, shkakton vdekjen.”

Menaxherja e Michael Schumacher, Sabine Kehm, nuk ka dashur të komentojë. “Nuk merrem me spekulime”, tha ajo.

Top Channel