Njeriu që është shndërruar në Djall

12/02/2014 00:00

Një burrë anglez 43-vjeçar ka arritur të marrë pamjen e një djalli të vërtetë duke shpenzuar 10 mijë sterlina për të mprehur dhëmbët, për të vënë brirë dhe për të bërë disa tatuazhe të frikshme në të gjithë trupin, përfshirë fytyrën.

Diablo Delenfer thotë për ‘Daily Mail’: “Nuk kam frikë nga operacionet që bëj pasi Djalli nuk e njeh frikën.”

Mes operacioneve që ka bërë është një prerje e gjuhës në mes, brirë të vendosur poshtë lëkurës së kokës dhe tatuazhe në të dy sytë për ta shndërruar të bardhën në të kuqe.

Por, edhe pse dhimbja ka qenë e madhe, 43-vjeçari nuk ka ndërmend të ndalet: “E quaj veten artist të modifikimit të trupit. Kam vendosur të bëhem si Djall pasi çdo gjë tjetër është bërë në Britani ose Amerikë. Nuk jam satanist, thjesht e bëj për qejf.”

Qëllimi i tij tashmë është të vërë një bisht: “Jam i kënaqur me pamjen time, por dua një bisht. Nuk e dua artificial, dua një bisht të vërtetë.”

Top Channel