Doni kaçurrela perfekte? Lyejini me gjalpë

12/02/2014 00:00

Për të pasur kaçurrela sa më të bukura, anëtarët e tribusë Afar në Etiopi nuk përdorin xhel apo vajëra të ndryshme, por vetëm gjalpë.

Gjalpi i bën flokët e tyre të marrin një nuancë të hirtë dhe gjithashtu i mbron ato nga dielli.

Fotografi Eric Lafforgue shpjegon: “I lyejnë flokët me gjalpë që të mbajnë nën kontroll kaçurrelat. Duken si rasta.”

Një tjetër tribu që lyen flokët me gjalpë është ajo Karrayyu. Forma e tyre e flokëve njihet me emrin “gunfura” dhe çdo mëngjes i lyejnë me gjalpë. Gjatë ditës, gjalpi i shkrirë i bie deri në kurriz, por sipas fotografit ata janë mësuar tashmë dhe nuk e kanë aspak problem.

Gjalpi është shumë i përdorur edhe mes anëtarëve të tribusë Borana, të cilët e përziejnë atë me okër të kuqe për t’i dhënë një efekt sa më spektakolar.

Top Channel