Për shumë është i panjohur, por për tifozët e West Bromwich në Angli ai ishte “The King”. Jeff Astle ishte sulmuesi i epokës së artë të kësaj skuadre nga viti 1964 deri në vitin 1973.

Gjatë karrierës së tij në këtë skuadër, Astle numëron 292 ndeshje dhe plot 137 rrjeta, si askush tjetër në historinë e West Bromwich. Ai njihej si “mbret i dyluftimeve ajrore” dhe një pjesë të madhe të golave i ka shënuar me kokë.

Vdekja e Astle në moshën 59-vjeçare nga një formë Alzheimeri, sëmundje që prek trurin, tronditi tifozët. Vitet më pas mjekët u munduan të kuptojnë shkakun e kësaj sëmundjeje tek ai. Sot, kur kanë kaluar 12 vjet, një grup studiuesish nga Universiteti i Torontos mbërrijnë në një përfundim të tmerrshëm: Jeff Astle vdiq nga futbolli.

Sipas tyre goditjet e shpeshta të topi me kokë prej tij i kanë provokuar ndër vite mikrotrauma kronike të cilat me kalimin e viteve nisën të shfaqeshin gjithnjë e më shpesh, deri kur i morën jetën.

Studimi është publikuar në revistën mjekësore “Brain Injury”.

Top Channel