Fëmijët pa filtra në internet

12/02/2014 00:00

A mund t’i mbrojmë fëmijët nga materialet pornografike apo nga kontaktet
që mund të kenë me të panjohur gjatë kohës që ata qëndrojnë në
internet?  

Studimi me i fundit i ‘Word Vision’ tregon se te pakten 44 për qind e 900 adoleshentëve të moshës 13 deri 18 vjeç, shohin përditë materiale provokuese në internet edhe nese ata vetë nuk i kërkojnë.

“47 për qind e fëmijëve të intervistuar brenda vitit të fundit janë kontaktuar online të paktën nga një person i huaj, nga shtetas nga SHBA-të, Anglia dhe Italia. Pothuajse gjysma e fëmijëve janë të ekspozuar cdo ditë nga materialet e papërshtatshme, qoftë nga ato faqe reklamash që shfaqen automatikisht, qoftë fëmijë, të cilët në internet-kafe, për shkak se nuk ka kontroll, nuk ka limite moshe, nuk ka filtra që internet-kafetë të vendosin për fëmijët nën 18 vjeç, ata janë të ekspozuar çdo ditë ndaj materialeve të papërshtatshme”, thotë Ridiona Stano, menaxhere e programit për fëmijë “Word Vision”.

Jane me qindra internet kafe ne gjithe vendin, ku femijet shohin ne menyre te pakontrrolluar materiale provokuese dhe pornografike edhe pse vete qendrat duket te kene filtra bllokues per keto pamje. Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla tha se ne te gjitha shkollat e mesme do te vendosen filtra bllokues, edhe pse Ministria e Arsimit trashegon nje borxh prej 3 milionë eurosh ndaj kompanive te internetit.

“Në këto ditë po bëjmë realitet përmes përgatitjeve të shumta për të patur fillimisht në gjithë shkollat e mesme mundësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies përmes përdorimit të tabletave. Menaxhimi i tyre në klasë, menaxhimi dhe siguria e lundrimit të nxënësve në internet do të jenë pjesë e protokolleve të mirëmenduara paraprakisht dhe kushte të cilat do t’u vihen kompanive që do të ofrojnë internetin, si dhe partnerëve tanë, të cilët do të na ndihmojnë në këtë proces pilot”, tha Nikolla.

Ne të gjithe vendin jane te pakten 62 % e femijeve kane sherbim internet dhe kane kompjuter ne dhomen e tyre. Ekspertet kane kerkuar qe te krijohen paketa sigurie per femijet ne menyre qe ato te instalohen ne kompjuterat apo ne laptopet qe perdoren nga femijet. Nderkohe qe kompanite celulare duhet te vendosin filtra mbrojtes.

Top Channel