Kelmendi, xhudistja më e mirë në botë

12/02/2014 00:00

Majlinda Kelmendi është xhudistja më e mirë në botë.

Në listën e sportistëve më të mirë, të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e këtij sporti, xhudistja nga Peja kryeson e para në të gjitha kategoritë, meshkuj dhe femra, me 3226 pikë.

Pas shqiptares nga Peja ndodhet xhudistja nga Izraeli, Yarden Gerbi, e cila ka grumbulluar 2884 pikë. Pak ditë më parë, 22-vjeçarja Kelmendi triumfoi në turneun “Grand Slam Paris 2014”, duke marrë medaljen e artë.

Xhudo, Kelmendi, të artë në Paris
Sportistja kosovare, kampione bote në fuqi fiton edhe titullin “Grand Slam”

Majlinda Kelmendi tregoi sërish se është e denjë për titullin kampione bote në xhudo.

Në sfiden e fundit në “Grand Slam-in” e Parisit, ajo ka arritur të fitojë medaljen e artë, në një ndeshje shumë të vështirë.

Megjithatë, xhudistja kosovare, sfidën finale e perfundoi per 1 minute e gjysem, duke mos i dhene asnje shans kundershtares se saj, finlandezes Jaana Sundberg.

Fitorja e rendit Majlinden ne vendin e pare te kategorise 52 kilogramë.

Edhe pse te gjitha betejat deri ne finale i fitoje me “Ippon”, ajo mendon se mund te beje me shume ne te ardhmen.

Per talentin kosovar kjo ishte fitorja e 6-te kunder 30-vjeçares, ndersa, pjesmarresja tjeter Distria Krasniqi arriti te futet ne mesin e 4 me te mirave.

Vitin e shkuar, krenaria e sportit te Kosoves, shkruajti historine e re ne xhudon boterore.Pejania fitoje medaljen e arte ne Kampionatin Boteror te Rio de Janeiros, duke u shpallur e para ne bote.

Top Channel