" /> ">

Pinguinët “zbarkojnë” në Britani

12/02/2014 18:15

Ndryshimet klimaterike po krijojnë fenomene të pabesueshme… të paktën nëse ajo që u publikua të mërkurën nga e përditshmja “Daily Mail” rezulton e vërtetë.

Një 25-vjeçare britanike, nga krahina e Kornuellit, ndërsa po shëtiste pranë një plazhi, pretendon se pa dhe se fotografoi një pinguin.

Foto e saj, e provuar si autentike u publikua prej gazetës.

Pinguinët janë specie që jetojnë vetëm në Hemisferën e Jugut, kryesisht në Antarktidë.

“Isha me një shoqe pranë portit, kur e pashë të lëvizte. Në fillim mendova se ishte një lepur. Nxorra celularin dhe vendosa t’i bëj një fotografi, por kur e pashë më mirë mbeta e shtangur… ishte një pinguin”, tha vajza.

Nëse kjo do të jetë e vërtetë, i vetmi shpjegim është se për ndonjë arsye të papërfytyrueshme, pinguini ka përshkruar të gjithë këtë rrugë, mbase i ndikuar nga shkrirja e akujve dhe habitatit ku mund të ketë qëndruar më parë.

Diçka e tillë duket përsëri e pamundur, pasi pinguinat nuk e kanë kapacitetin fizik për të përshkruar distanca të tilla kaq të gjata.

Megjithatë, ekspertët nënvizuan edhe një fakt tjetër, se në fakt mund të bëhet fjalë për një prej dy specieve të tjera të disa zogjve të mëdhenj, të cilët rriten në Britaninë e Madhe dhe në pamje kanë një ngjashmëri me pinguinët.

Top Channel