Impakti i pornografisë tek fëmijet

12/02/2014 00:00

Asnjë prind nuk do të donte që fëmija i tyre të shikonte pornografi, por shpesh ndodh. Studiues të ndryshëm kanë konstatuar se mosha mesatare e fëmijëve të ekspozuar ndaj pornografisë është ulur në 8 vjeç.

Një studim ne Britanine e Madhe tregoi se femijet qe shikonin rregullisht pornografi kishin me shume gjasa te kryenin marredhenie seksuale te parkohshme, te eksperimentonin me alkoolin, drogen dhe se ne te ardhmen do te kishin probleme te qendrueshmerise ne marredheniet ne çift.

Studimi, bazuar ne statistika nderkombetare, gjithashtu ka dale ne perfundimin se ekziston nje lidhje e ngushte mes imazheve seksuale dhe rritjes se dhunes seksuale apo ngacmimeve ndaj seksit te kundert.

Imazhet e dhunshme dhe sadiste ishin te pranishme mes “femijeve shume te vegjel”, pasi ata kishin nje akses shume te lehte ne internetin ne shtepi, ne kompiuterat tableta dhe ne celularet e tyre.

Ne fund te studimit qe u krye ne maj te vitit qe shkoi, rezultoi emergjent kufizimi i aksesit te femijeve ne internet.

Ekspertet e mbrojtjes se femijeve u bene thirrje prinderve qe te shmangin sjelljet prej nje tolerance zero ndaj pornografise, duke theksuar se rregullat e forta ndalojne femijet nga aksesi i imazheve seksuale ne internet.

Ata nenvizuan se edukimi eshte e vetmja hallke qe prinderit kane per t’u siguruar se femijet jane te mbrojtur nga impakti i mundshem kundrejt pornografise. “Eshte nje eksperiment shume i rrezikshem per te lejuar nje brez njerezish te rinj mes nje diete pornografie”.

Studimi për përhapjen e pornografisë tek fëmijët

Ndonjëherë prindërit i gëzohen qëndrimit në shtëpi të fëmijëve edhe pse mund ta teprojnë pak në internet. Gjithësesi, më mirë para syve, sesa diku jashte me shoqerine e tyre me friken e perdorimit te drograve, alkoolit apo kryerjes se marredhenieve seksuale te pasigurta.

Në të vërtetë, fare pak prindër e dinë se rreziku që vjen nga interneti mund te jete akoma më i madh.

Konfirmimin per kete na e jep studimi për sigurinë e fëmijëve online, i ndermarre nga “World Vision”, organizate joftimprurese qe ka ne focus femijet.

Sipas ketij studimi, 44 perqind e femijeve shohin materiale pornografike cdo dite dhe 47 perqind e tyre jane kontaktuar online nga një individ i panjohur.

Bëhet fjalë për fëmijë nga mosha 13-18 vjec, ku pjesa më e madhe e tyre, rreth 60 përqind, e kanë kompjuterin ne dhomen e gjumit. Familjet shqitpare parapelqejne t’i mbajne kompiuerat ne dhomat e femijeve ndryshe nga vendet e tjera evropiane.

Gjithesesi prej nje ekrani me te vogel, atij te telefonit duket se vjen rreziku kryesor, pasi ai listohet i pari për nga përdorimi, e me pas jane kompjuterat e laptopet.

Rezultatet e pyetesorit kane treguar gjithashtu se shumica e materialeve pornografike te paqëllimshme që shfaqen ndodh ne qendra interneti apo sic i quajme ndryshe internet kafe.

E nese gjate gjithe kohes jemi perpjekur t’u mesojme femijeve qe te mos u afrohen te panjohurve, interneti u sjell drejt e ne shtepi pa hesap te panjohur nga kater anet e botes.

Sipas studimit, rreth gjysma e femijeve te intervistuar jane kontaktuar online nga nje i panjohur vitin e fundit që kryesisht ka qene i huaj. Konkretisht te huajt qe kane kontaktuar online femijet shqiptare kane qene nga Britania e Madhe, Italia dhe SHBA-ja.

Studimi u be gjate muajve dhjetor dhe janar ne formen e nje pyetesori që u plotesua nga 900 femije shqiptare nga Tirana, Korça, Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Peshkopia.

Rasti tronditës i “Sweetie”

Se si rrezikohen fëmijët në internet nga të panjohur, mjaftojmë të kujtojmë rastin “Sweetie” qe tronditi gjithe opinionin boteror.

Ajo ishte nje vogelushe 10-vjecare e cila merrte pjese ne faqe catimi dhe ishte kontaktuar jo pak, po nga 20 mijë të panjohur nga 71 vende te botes. 1 mije prej tyre ishin te gatshem te paguanin para per te.  

Per fat te mire, “Sweetie”, ishte vetem nje krijim interneti 3 dimensional nga disa studiues, te cilet synonin te binin ne gjurmet e nje rrjeti pedofilesh qe ngacmonin femije online.

Per 10 jave, vajza e krijuar nga kompjuteri, bisedoi me te panjohur te cilet i kerkonin asaj te zhvishej apo te tregonte pjese intime te trupit para kameres.  

Nga 1 mije personat, 999 ishin meshkuj dhe njera ishte femer. Ata kishin statuse te larmishme sociale.  Kishte prej tyre baballare, muzikante dhe arkitekte.

Investigimi u be ne nentor te 2013-es dhe ceshtja i kaloi per hetim “Interpolit”.

Top Channel