Danimarkë, autopsi ujkut për “kënaqësinë” e fëmijëve
13/02/2014 00:00
Disa fëmijë danezë panë të mërkurën autopsinë e një ujku të marrë nga një kopsht zoologjik dhe nga fotot shumica e tyre duken të tmerruar dhe të neveritur nga era, ndërkohë që ujkut po i hiqen organet e brendshme.
Të vegjëlit ishin ftuar për të parë këtë autopsi në Muzeun e Natyrës në Aarhus si pjesë e aktiviteteve gjatë pushimeve dimërore.
Hapja e ujkut u krye nga shefja e komunikimit e këtij muzeu, Pernille Moelgaard, e cila në një pikë ngriti lart mushkëritë e ujkut për t’ia treguar më qartë fëmijëve.
Ndërkohë që disa fëmijë ishin shumë të tërhequr nga procesi, disa të tjerë nuk e shikonin dot pamjen e përgjakshme dhe kthenin kokën nga ana tjetër ose mbulonin sytë me duar.
Top Channel