Të shtrihesh dhe të shohësh yjet së bashku me të dashurin ose të dashurën është diçka që tashmë mund ta bëni duke qëndruar në shtëpinë tuaj, pa pasur nevojë të dilni për kamping.

Këtë e bën të mundur një shtrat i dizenjuar nga rusja Natalia Rumyantseva.

Shtrati ka formën e një kapsule, ka një sistem audio nga i cili del muzikë qetësuese dhe drita LED që krijojnë përshtypjen e yjeve.

Ky shtrat është ende në fazën konceptuale dhe nuk është caktuar data e daljes në treg apo çmimi i tij.

Top Channel