Niveli i papunësisë në Greqi arriti rekordin e 28% të forcës aktive për punë në muajin Nëntor, treguan të dhënat qeveritare të publikuara ditën e enjte.

Këta tregues flasin për një rritje të mëtejshme nga 27,7% që qëndronte ky nivel në muajin e mëparshëm, ndërsa në grupmoshën nën 25 vjeç, 61,4% e atyre që kërkojnë një punë nuk janë në gjendje të punësohen.

Kriza e thellë ekonomike që ka goditur prej disa vitesh ekonominë greke ka bërë që PBB e fqinjëve tanë jugorë të bjerë me 25%, në pesë vitet e fundit.

Megjithatë, tregues të tjerë ekonomikë thonë se ekonomia helene ka nisur fazën e parë të rigjenerimit të saj.

Niveli i lartë i papunësisë mbetet një shqetësim kryesor për popullsinë greke, sidomos kur përballë shkurtimeve qeveritare është reduktuar në minimum ndihma për papunësisë.

Përpara se Greqia të merrte huanë e parë madhore nga Bashkimi Europian, Banka Qëndrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në Maj 2010, prej 110 miliardë eurosh, papunësia ishte në nivelin e 12%.

Sipas sondazheve, forcat aktuale qeverisëse në Greqi pritet të marrin një goditje të rëndë, kur në vend të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Europian, më vonë gjatë muajit Maj.

Top Channel