Stuhitë e acarta, Britania në kaos

13/02/2014 00:00

Dhjetëra mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të stuhisë që ka bërë ndërprerjen e linjave të udhëtimit.

Në orët e para të së enjtes pati një qetësim të lehtë të motit, por parashikuesit paralajmëruan se një stuhi e re në ardhje nga Atlantiku mund të jetë edhe më e keqe se ajo e së mërkurës.

Të paktën 16 paralajmërime për përmbytje mbeten në fuqi në lokalitetet Berkshire, Surrey dhe Somerset, të gjitha të goditura nga përmbytje të mëparshme.
Ndërkohë, shërbimet hekurudhore në disa pjesë të Britanisë janë anuluar dhe shumë rrugë kryesore janë mbyllur.

Këto masa vijnë pasi autoritetet në disa pjesë të rrjetit të transportit u përpoqën t’i bënin ballë motit të keq dhe t’i linin të hapura linjat, por gjithçka dështoi duke sjellë mbylljen e rrugëve dhe anulimin e shërbimeve hekurudhore.

Sekretari i Transporteve, Patrick McLoughlin deklaroi se 61 milionë stërlina do të shpenzohen për të riparuar dëmet, por laburistët thanë se vetëm për riparimet duhen të paktën 118 milionë.

Erëra të fuqishme që frynin me 112 metra në orë u regjistruan ditën e mërkurë, me Uellsin që mori goditjen më të fortë. Megjithatë, alarmi “i kuq” për erërat nuk është më në fuqi.

Shoqata e Rrjetit të Energjisë, që përfaqëson kompanitë britanike të energjitikës, deklaroi se të paktën 80 mijë shtëpi dhe biznese vazhdojnë të jenë pa elektricitet.

Top Channel