Arti “i pështirë” i 19-vjeçarit

13/02/2014 16:40

Një student homoseksual ka krijuar një debat serioz në Britaninë e Madhe, pasi skandalizoi opinionin duke thënë se kishte vendosur të humbiste virgjërinë përpara një audience prej 100 personash në emër të artit.

19-vjeçari Clayton Pettet thotë se do të kryejë marrëdhënie seksuale për herë të parë në një galeri arti në qendër të Londrës, pjesë e një projekti të quajtur “Shkolla e Artit më vodhi virgjërinë”.

Në fjalën e tij, Pettet tha se shpreson që performanca e tij “artistike”, e pasuar nga një seancë pyetje-përgjigjesh, të sfidojë idenë e seksualitetit.

Clayton, i cili pretendon se e ka planifikuar këtë eveniment prej tre vitesh, tha se ai dhe një partner anonim do të kryejnë marrëdhënie të mbrojtura, e më pas do të pyesë audiencën se çfarë mendon për atë që pa.

Studenti lajmëroi profesorët e tij për projektin, por vendosi që t’i jepte lajmin prindërve nëpërmjet shtypit.

Ndërsa sipas studentit ideja e tij është “origjinale” dhe pret të thyejë shumë tabu, për shumë kritikë në rrjetet shoqërore, ajo që Clayton ka vendosur të bëjë është e pështirë dhe e degjeneruar.

Top Channel