Mund të ndodhë dhe kështu! Të zgjohesh në mengjes, të puthësh të dashurin që fle akoma dhe te mendosh: Ndoshta sot është dita e madhe. Sot do të më propozojë!

Por, ai të zgjohet dhe të thotë: Lidhja jonë ka marrë fund.
Dhe kur, pikerisht diten e Shen Valentinit.

Jane te shumta ciftet qe ndahen pikerisht sepse eshte Shen Valentini, ditelindja, pervjetori i lidhjes apo i marteses, Krishtlindja apo Pashket, sepse pikerisht keto dite te vecanta na bejne te reflektojme sesi po na shkon jeta dhe cfare po bejme me te.

Nëse hedh syte në jetën tënde, kupton se ditët e festave jane si ajo zilja e telefonit qe te zgjon ne mengjes. Ato te bejne te mendosh se cfare ka ndodhur gjate vitit qe ke lene pas dhe se s’mund te durosh dhe nje tjeter vit si ai.

Ditet si Shen Valentini, jane ekuivalete me thirrjen e dikujt me ze te larte: Ke qene i palumtur, bej dicka per kete.

Dhe keshtu disa e marrin inisiativen. Pikerisht ate dite.

Studime te shumta tregojne se ne fakt prane ketyre festave eshte nje fluks divorcesh. Prandaj dhe ne shume vende, dita pas Shen Valentinit quhet D-Day, pra Dita e Divorceve.

Po ndien ankth se c’mund te sjelle e Premtja?

Nese befasisht perfundon singell, mendo se plaget e dashurise sherohen. Me siguri ke pasur mikesha qe thonin se se s’do qeshnin me kurre, por ato ia kane dale. Ashtu do ia dalesh edhe ti.

Beso ne te ardhmen tende. Ndoshta perfundoi keshtu se dikush tjeter akoma me i mire, mund te jete duke te pritur.

Dhe vetem mendo: nese ka ndonje avantazh qe ndahesh eshte pikerisht ky: Do provosh serish ate fazen e embel fantastike te renies ne dashuri.

Disa këshilla për t’u ndarë për Shën Valentin

Nuk mund te presesh as nje minute me teper, duhet te ndahesh edhe pse eshte Shen Valentin? Ja se si t’ia besh per te mos perfunduar copa-copa.

Hapi 1- Bëhu frikacak
Ështe rasti te tregohesh burracak dhe ta hedhesh bomben ne nje email. Nese merr ne konsiderate kete opsion, merre diten pushim dhe sigurohu ne shtepi. Vendos objektin me te rende para deres ose nisu diku…me pushime.

Hapi 2: Drejtoju  ndihmës profesionale
Merr me qera nje sherbim ndarjesh. Ne bote ekzistojne gjera te tilla. Ata do cojne nje shporte ndarjeje qe perfshin CD me kenge klasike ndarjesh dhe shume cokollata. E shtrenjte? Ok, por kujtohu per parate qe do shpenzoje per darkat me qirinj.

Hapi 3: Thuaji nje shoku qe ta beje ne vendin tend
Kjo do te te lehtesonte goxha. Nje mik qe e ben kete gje per ty, duhet vleresuar vertet. Zgjidh dike qe s’e ka pelqyer asnjehere partnerern tende.

Hapi 4. Beje vete
Nëse e gjen kurajon, beje vete. Rasti klasik, coje ne restorant, pasi atje partnerja nuk do beje ndonje skene. P.S: Nese shko ne restorant, porosity ndonje pije apo ushqim qe s’do te te lendoje, nese do te te vervitet ne surrat.

Hapi 5: Mbeshtetu tek klishete
Nxirr nga blloku klishete: “S’e ke fajin ti, e kam une”, “Ti meriton dike shume me te mire se une”, ose “Une thjesht s’di si te dashuroj”.

Hapi 6: Praktikoni fjalime
Perpiquni te mesoni dy rreshta te tipit: “Ti do takosh dike te mrekullueshem qe do e vleresoje me te vertete se sa e vecante je!

Hapi 7: Riperserit vetfshikullimin
Perserite pa fund fjaline e meposhtme derisa te tingelloje e sinqerte: E di. Jam qelbesire. Nuk meritoj te jem ne rracen njerezore!

Hapi 8: Qendro ne gatishmeri
Pergatitu qe t’i pergjigjesh pyetjes se pashmangshme: “Si mund te ma beje kete ne Shen Valentin? Kjo pyetje nuk do te jete retorike.

Ja nje variant. Shpirt, edhe Jennifer Lopez u nda me Puf  Daddy ne diten e Shen Valentinit ne vitin 2001.

Top Channel