“Anët pozitive të pornografisë”

13/02/2014 00:00

Will Young dhe David Duchovny janë dy emra të të famshëmve që kanë pranuar publikisht varësinë e tyre ndaj filmave pornografikë.

Por një studim i ri pohon se nuk ka “prova të mjaftueshme shkencore” që të vërtetojnë se një varësi e tillë ekziston vërtet.

David Ley, një psikolog dhe Drejtor Ekzekutiv i “New Mexico Solutions” në Shtetet e Bashkuara thotë se vetëm 37 përqind e kërkimeve mbi përdorimin e tepruar të filmave pornografikë e përshkruajnë atë si një ves dhe nga këto vetëm 27 përqind përmbajnë të dhëna, edhe pse jo me bazë të fortë shkencore.

Ai mbërrin në përfundim se nuk ka aspak prova të dala nga studimet e mirëfillta shkencore që të vërtetojnë se vërtet ekziston një varësi nga pornografia. Madje doktor Ley shkon më tej kur thotë se varësia ndaj pornos nuk duhet trajtuar si çrregullim mendor, ndaj propozon që të mos ekzistojë farë ne manualet e psikologëve.

Psikologu amerikan thotë se pronografia nuk ka anë negative, përkundrazi, sipas tij pornografia përmirëson sjelljen ndaj seksualitetit, përmirëson cilësinë e jetës dhe kënaqësinë në terma afatgjatë në një marrëdhënie.

Top Channel